Tentoi të futej me forcë në banesë në Fushë Kosovë – 39-vjeçari përfundon në ndalim pas trajtimit në Psikiatri

Kronikë

Tentoi të futej me forcë në banesë në Fushë Kosovë – 39-vjeçari përfundon në ndalim pas trajtimit në Psikiatri

Më: 16 maj 2026 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Një incident shqetësues ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se tentoi të hynte me forcë në banesën e një qytetari duke dëmtuar derën me shqelma, mëson media nga burime të afërta me hetimin.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuar në këtë rast është B.B., rreth 39-vjeçar, ndërsa viktimë figuron A. D, rreth 51-vjeçar.

Sipas informatave, ngjarja ka ndodhur më 15 maj 2026 rreth orës 19:05 në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

Media mëson se i dyshuari kishte tentuar të hynte me forcë në banesën e ankuesit dhe gjatë tentativës kishte goditur derën me shqelma, duke e dëmtuar atë.

Burimet bëjnë të ditur se personi dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor.

Për shkak të gjendjes së tij, fillimisht i është ofruar trajtim mjekësor në QKMF Bresje dhe më pas në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK.

Pas trajtimit, ai është liruar nga Psikiatria, ndërsa sipas të dhënave fillestare nuk dyshohet për ndonjë motiv tjetër përveç gjendjes së tij mendore.

Me vendim të Prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Lipjan.

Rasti është iniciuar si Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat