​Arrestohet një person, dyshohet se kanosi vëllan e tij në Kaçanik

Kronikë

​Arrestohet një person, dyshohet se kanosi vëllan e tij në Kaçanik

Më: 17 maj 2026 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Një person është arrestuar dje në Kaçanik, pasi që kishte kanosur vëllain e tij.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit të dhomës së të dyshuarit, i është gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë.

“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që kishte kanosur vëllain e tij viktimën m/k. Gjatë kontrollit të dhomës së të dyshuarit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat