​Vidhet një kamerë sigurie në Deçan, policia nis hetimet

Kronikë

​Vidhet një kamerë sigurie në Deçan, policia nis hetimet

Më: 3 qershor 2026 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast vjedhjeje në Deçan, ku persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur një kamerë sigurie.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është evidentuar më 2 qershor, ndërsa dyshohet se vjedhja ka ndodhur më 29 maj.

Njësia policore gjatë veprimeve në terren ka vërejtur mungesën e kamerës, për të cilën dyshohet se është vjedhur nga persona ende të paidentifikuar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve për identifikimin e personave përgjegjës dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat