Policia sekuestron marihuanë dhe para, arrestohen dy persona

Kronikë

Policia sekuestron marihuanë dhe para, arrestohen dy persona

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 09:31
Policia

Dy persona janë arrestuar në Drenas nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas policisë,  rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:30. Gjatë kontrollit të të dyshuarve, si dhe gjatë bastisjes së veturës dhe shtëpisë së njërit prej tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar 15.2 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe para në vlerë prej rreth 3 mijë e 550 eurosh, të cilat dyshohet se lidhen me aktivitetin e kundërligjshëm.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për rastin janë në vazhdim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat