Vdes në QKUK një person që u vetaksidentua ditë më parë në autostradën Mazgit-Fushë Kosovë

Kronikë

Vdes në QKUK një person që u vetaksidentua ditë më parë në autostradën Mazgit-Fushë Kosovë

Më: 12 qershor 2026 Në ora: 10:43
Fotoilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, ka vdekur personi i cili ishte përfshirë në një vet-aksident disa ditë më parë.

Në raportin e PK’së, bëhet e ditur se viktima ka qenë duke marrë mjekim intensiv në QKUK.

‘’AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Autostrada Mazgit–Fushë Kosovë, KM 87 / 06.06.2026 – 17:52.  Është raportuar se më 12.06.2026 në QKUK ka ndërruar jetë viktima që ka qenë duke u trajtuar në mjekim intensiv si pasojë e një vet-aksidenti trafiku që ka ndodhur më 06.06.2026. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion’’, thuhet në raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat