Tre persona i bëjnë për spital tre të tjerë në Obiliq – ua dëmtojnë edhe veturën

Kronikë

Tre persona i bëjnë për spital tre të tjerë në Obiliq – ua dëmtojnë edhe veturën

Më: 26 qershor 2026 Në ora: 09:52
Fotoilustrim

Tre persona në Mazgit të Obiliqit kanë pësuar lëndime trupore, pasi pas një mosmarrëveshje janë rrahur nga tre të tjerë, të cilët më pas edhe ua kanë dëmtuar veturën.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se tre të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Tre viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore,  pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar  fizikisht  nga tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët më pas u kanë dëmtuar edhe veturën.

Tre viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat