Policia jep detaje për tragjedinë në Deçan ku humbën jetën babë e bir

Kronikë

Policia jep detaje për tragjedinë në Deçan ku humbën jetën babë e bir

Më: 28 qershor 2026 Në ora: 23:22
Viktimat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Maznik të Deçanit, ku dy persona kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e goditjes nga rryma.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Fillimisht janë dërguar në QKMF-në e Deçanit, e më pas në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe është konstatuar vdekja e tyre”, tha Rugova.

Sipas policisë, viktimat janë babë e bir, ndërsa rrethanat e plota të rastit janë duke u hetuar nga organet kompetente.

Rasti ka tronditur banorët e zonës, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat