Një person është arrestuar në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri në një parking.
Sipas njoftimit të policisë, ndaj të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me karikator dhe tre fishekë.
Ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 12 gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.