Prishtinasi vetë-plagoset me armë nga pakujdesia, dërgohet në QKUK

Kronikë

Prishtinasi vetë-plagoset me armë nga pakujdesia, dërgohet në QKUK

Më: 12 korrik 2026 Në ora: 09:05
Fotoilustrim

Një person ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi dyshohet se nga pakujdesia është vetë-plagosur me armë zjarri, në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, te viktima njëkohësisht edhe i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë, një predhë e shkrepur, si dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

“Njësitë relevante policore janë marrë me rastin.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat