Aksident mes tre veturave në Pejë, tre të lënduar

Kronikë

Aksident mes tre veturave në Pejë, tre të lënduar

Më: 14 korrik 2026 Në ora: 14:56
Fotoilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave sot në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Gashi bëri të ditur se aksidenti mes dy veturave ndodhi në rrugën “Zhujë Selmani”.

Ai theksoi se personat e lënduar kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:55. Sipas informacioneve lëndimet janë të lehta. Në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe hetuesit e aksidenteve për të kuptuar shkaqet se si ka ardhur deri tek aksidenti”, deklaroi Gashi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat