Po kërkohej ndërkombëtarisht, një turk arrestohet në qendër të Prishtinës

Kronikë

Po kërkohej ndërkombëtarisht, një turk arrestohet në qendër të Prishtinës

Më: 15 korrik 2026 Në ora: 08:58
Fotoilustrim

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në qendër të kryeqytetit, pasi për të kishte urdhër-arrest ndërkombëtar.

Për të dyshuarin kishte urdhër-arrest nga 2018-ta dhe 2022-ta, të lëshuara nga Mali i Zi dhe Turqia.

Pasi u arrestua në rrugën “Luan Haradinaj”, i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Në përkim me procedurat ligjore, ai do të ekstradohet në bashkëpunim me shtetin turk dhe atë malazez.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat