Hajnat hynë me forcë në një shtëpi derisa pronari ishte në pushime, i vodhën 7 mijë euro dhe 500 franga në Leposaviq

Kronikë

Hajnat hynë me forcë në një shtëpi derisa pronari ishte në pushime, i vodhën 7 mijë euro dhe 500 franga në Leposaviq

Më: 15 korrik 2026 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Një familje në Leposaviq është kthyer nga pushimet për t’u përballur me një vjedhje të rëndë në shtëpinë ku jetonte me qira.

Media mëson se viktimë është N. M., rreth 29-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur në rrugën “8 Maji” në Leposaviq. Ankuesi ka deklaruar se, derisa ndodhej në pushime me familjen, persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar me forcë në shtëpi dhe kanë vjedhur 7 mijë euro dhe 500 franga zvicerane.

Pas raportimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet e para hetimore, ndërsa viktima është intervistuar lidhur me rastin.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, gjatë ditës në vendin e ngjarjes do të dalë edhe njësia e Krim-Teknikës për ekzaminim të detajuar. Po ashtu, do të intervistohen si dëshmitarë bashkëshortja e ankuesit dhe dy fqinjë.

Me vendim të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet për identifikimin e autorëve janë në vazhdim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat