Sulmohen dhe kërcënohen me armë dy persona në malin e Krivenkit në Han të Elezit

Kronikë

Sulmohen dhe kërcënohen me armë dy persona në malin e Krivenkit në Han të Elezit

Më: 19 korrik 2026 Në ora: 09:05
Fotoilustrim

Një person ka pësuar lëndime trupore, ndërsa dy qytetarë janë kanosur me armë zjarri në një incident të ndodhur të shtunën në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit.

Sipas policisë, dy ankues kanë raportuar se, derisa ndodheshin në zonën malore, janë takuar me katër persona.

Gjatë përballjes, të dyshuarit dyshohet se i kanë kërcënuar me armë zjarri dhe më pas i kanë sulmuar fizikisht.

Si pasojë e sulmit, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat