Policia e Kosovës ka zhvilluar disa operacione në rajonin e Prizrenit, ku ka arritur të konfiskojë katër armë zjarri në raste të ndara, pas raportimeve për përdorim të armëve gjatë ahengjeve familjare.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë javës së fundit në Prizren dhe Suharekë janë sekuestruar tri pistoleta dhe një armë automatike e tipit AK-47.
Dy nga rastet kanë nisur pas informacioneve të pranuara nga qytetarët, të cilët kanë raportuar për të shtëna me armë gjatë organizimeve familjare.
Në tri raste, personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar procedura penale për veprat “Mbajtje, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.