Aksident mes dy veturave në Shtime, lëndohen katër persona

Kronikë

Aksident mes dy veturave në Shtime, lëndohen katër persona

Më: 21 korrik 2026 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zborcë të komunës së Shtimes, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre me targa të huaja.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha për median se si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona.

Si dhe janë shkaktuar dëme materiale në të dy automjetet.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë së komunikacionit rrugor, të cilat kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat që kanë çuar deri te aksidenti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat