Ia vjedhin nga vetura një telefon me vlerë 235 euro, rasti po hetohet në Zveçan

Kronikë

Ia vjedhin nga vetura një telefon me vlerë 235 euro, rasti po hetohet në Zveçan

Më: 23 korrik 2026 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Persona të panjohur nga vetura i kanë vjedhur një telefon mobil me vlerë 235 euro një personi tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosoëvs bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:50 në Zveçan.

Tutje thuhet se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.

“Zveçan 22.07.2026-09:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur nga vetura i kanë vjedhur një telefon mobil me vlerë rreth 235 euro. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet në raport. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat