Sulm me shufër metalike në Lipjan, arrestohet një person

Kronikë

Sulm me shufër metalike në Lipjan, arrestohet një person

Më: 1 gusht 2026 Në ora: 11:14
Fotoilustrim

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka sulmuar një tjetër me një shufër metalike pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 16:00.

I dyshuari, shtetas i Kosovës, dyshohet se pas një konflikti verbal ka goditur viktimën, po ashtu shtetas i Kosovës, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në polici për intervistim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat