Aksident fatal në Pejë, treni godet për vdekje një grua, Prokuroria ka nisur hetimet

Kronikë

Aksident fatal në Pejë, treni godet për vdekje një grua, Prokuroria ka nisur hetimet

Më: 3 gusht 2026 Në ora: 08:24 Përditësuar në ora: 09:58 më 03.08.2026
Ilustrim

​Tragjedia me tren në Pejë, Nikçi: Prokuroria ka nisur hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Pejë, ku një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga treni.

Lidhur me rastin, për KosovaPress ka folur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente dhe prokurori i shtetit.

"Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante dhe Prokurori i Shtetit. Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për identifikimin e viktimës", deklaroi Nikçi.

Ndërkohë, si pasojë e aksidentit fatal, Trainkos ka njoftuar për anulimin e dy linjave hekurudhore në relacionin Pejë–Prishtinë dhe anasjelltas.

Sipas njoftimit të kompanisë, janë anuluar trenat me numër 760 dhe 4201, ndërsa treni me numër 4200 do të vazhdojë qarkullimin sipas orarit të planifikuar.

Autoritetet janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa priten informacione shtesë lidhur me rastin.

Rasti ka ndodhur rreth orës 05:32, kur treni që po qarkullonte nga Peja në drejtim të Fushë Kosovës ka goditur një person, e ku si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon linjat Pejë-Prishtinë

Trainkos ka njoftuar se trenat me numër 760 dhe 4201 në relacionin Pejë-Prishtinë dhe anasjelltas janë anuluar për sot.

Njoftimi i kompanisë vjen në mëngjesin kur një grua humbi jetën pasi u godit nga një tren në Pejë.

Trainkos ka bërë të ditur se anulimi është bërë për shkak të “rrethanave të papritura”, pa dhënë detaje të tjera lidhur me arsyen.

“Të nderuar udhëtarë, Ju njoftojmë se treni i planifikuar për sot me numër 760 dhe 4201 Pejë-Prishtinë dhe anasjelltas është anuluar për shkak të rrethanave të papritura", thuhet në postimin e tyre.

"Ndërsa treni 4200 do të vazhdojë sipas orarit të planifikuar. Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet më tej në njoftimin e Trainkos.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 05:35.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se treni, i cili ishte nisur nga qyteti i Pejës, e kishte goditur një grua, ndërsa mjeku kishte konstatuar vdekjen e saj në vendin e ngjarjes.

Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes janë duke u hetuar nga njësitë kompetente policore dhe Prokuroria.

Aksident fatal në Pejë, treni godet për vdekje një person

Një person ka humbur jetën mëngjesin e së hënës pasi është goditur nga një tren në Pejë.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, rasti është raportuar në Polici rreth orës 05:35.

“Rreth orës 05:35 Policia është njoftuar se treni, i cili ishte nisur nga qyteti i Pejës, e ka goditur një person. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me autoambulancën, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Në vendngjarje ndodhen njësitë kompetente policore dhe prokurori i shtetit”, tha Gashi.

Rrethanat dhe shkaqet e incidentit janë duke u hetuar nga organet kompetente.

Me rastin po merren njësitë përkatëse policore dhe Prokuroria. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat