Ditë vere
Gugatin pëllumbat në ajër,
nën ritmin e flatrave kërcejnë valle,
gumëzhijnë rrugët prej fëmijëve,
rrezet e diellit ngatërrohen mes tyre,
ndizet shpresa në ditë vere.
Bekuar Zot ditët e pranverës!
Amour!
Ô ma lumière!
Ô nostalgie qui brûle!
Ô pure l'air!
Ô psaume de mes désirs!
Tu es l'amour!
L'amour sur les amours!
Je ne cesse jamais de te dire
"Je t'aime, Je t'aime!"
La flamme je m'enflammerai
dans les étoiles ,
Que l'amour brille de plus!
Dashuri!
O drita ime!
O mall që djeg!
O i pastri ajër!
O psalt i dëshirave të mia !
Je vetë Dashuria!
Dashuri përmbi dashuritë!
Nuk do të resht kurrë së thëni:
"Të dua,të DUA! "
Flakën do të ndez në yje,
Që dashuria më shumë të ndrijë!
Fluturo i lirë
Hape derën, mos rri mbyllur,
Të hyjë drita, të vijë shpresa.
Largoje pikëllimin nga sytë dhe zemra,
Të vijë gëzimi i pranverës, gazi i jetës.
Nxirre terrin jashtë, se të ka verbuar.
Këndo bashkë me zogjtë , vallëzo me erën.
Dashuro fort, rikthe ngazëllimin.
Shuaje melankolinë, ndiz zjarrin e shpirtit.
Ëndërro për dëshira të paqta dhe endu bukurisë stinë!
Jeto mes ngjyrimeve, fluturo i lirë!
O Diell!
Apolon,o bir i Zeusit!
O Zot i dritës!
O roje e jetës!
Vetëm ti ke forcën
të derdhësh buzëqeshjen tënde
mbi trupin tim si me magji.
Mijëra rreze të m'i hedhësh
mbi flokë
e të më mbytin ëndrrat e mia
përhumbur në tëndin përqafim
ku marrë jetë e tretem si dritë
në zbukurim dite sërish
e vallëzoj me ajrin përlotur
prej mallit ,përjetësisht e dashuruar...
Ankthi i natës...
Le ta mbyt vetmia
natën e pagjumë,
brenda syve të mi
takoj kë dua unë.
Zoti sjell për mua
misterin e ëndrrave që dua
e fantazia më gjunjëzon si robinj,
në heshtjen e natës
që fjalët e erës përpin
për të humbur përgjithmonë
për lehtësim shpirti të sëmurë
që nga dhimbja e trishtimit
e bën të huaj e të akulltë çdo ndjenjë.
Marjeta Shatro Rrapaj
The anxiety of the night ...
Let loneliness suffocate you
sleepless night,
inside my eyes
meet who I love.
God brings for me
the mystery of the dreams I love
and fantasy brings me to my knees like slave,
in the silence of the night
that the words of the wind devour
to lose forever
for the relief of the sick soul
since the pain of sadness
makes every feeling alien and icy.