Iu dorëzua shpërblimi vjetor për art e letërsi “Dr. Ibrahim Rugova – 2020”

Kultura

Iu dorëzua shpërblimi vjetor për art e letërsi “Dr. Ibrahim Rugova – 2020”

Nga: Hasan Qyqalla Më: 5 qershor 2021 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës-Dega në Gjermani, vitin e kaluar propozoi "SHPËRBLIMIN VJETOR DR. IBRAHIM RUGOVA" për ART DHE LETËRSI, që unanimisht u miratua nga kryesia e kësaj dege. Ky propozim u bazua, fillimisht se vet Presidenti Rugova, vjen nga fusha e letrave, bazuar në një urti se, "Populli i robëruar, Lirinë e sheh tek krijuesit (poetët), si lajtmotiv deri në mishërim për Lirinë"! Fundja, një filozof, (që s' po më kujtohet emri tani), thotë: "Populli, ... dhe vdes së koti pa Lider"! Andaj, ishte imperativ i kohës të kemi Lider.

Pas gjithë analizave dhe koordinimit me properëndimorët, shpresa e besimit të besnikërisë nacionale, iu drejtua barakës së vogël me ideale vizionare kombëtare, pra drejt Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë. Aty takuan kryetarin e LSHK, Dr. Ibrahim Rugova me bashkëpuntorë. Pa ndaluar në kronologjinë e gjerë e të mundimshme, vizioni dhe ideja e arqitektit të Pavarësisë së Kosovës, pra Presidentit Rugova, u realizua. Andaj, edhe lindi ideja për këtë SHPËRBLIM VJETOR PËR ART DHE LETËRSI, DR. IBRAHIM RUGOVA, që nga viti i kaluar, pra viti 2020 që do të jetë tradicional.

Në konkursin e parë, edhe pse në rrethana të jashtëzakonshme nën "Regjimin e Pandemisë", kishim shumë autorë të të gjitha zhanreve apo gjinive letrare, që komisioni nismëtarë i falënderon të gjithë një për një. Pas shumë analizave, qasjeve dhe rezymeve profesionale, juria në përbërje, Hasan Qyqalla, Miradie Maliqi dhe Mentor Thaqi, erdhën në konkludim unanim që SHPËRBLIMIN VJETOR NË POEZI, ta shpërblejë autorin FRAN TANUSHI për vëllimin poetik "TEMPULLI I BRAKTISUR", ndërkaq në TREGIME-ROMAN autorin NIMON MUÇAJ.

Në pamundësi të organizimit ceremonial për shkaqe të "regjimit të Pandemisë", këto ditë iu dorëzua SHPËRBLIMI, autorit Tanushi, nga kryetari i jurisë shoqëruar edhe nga kryetari i Nëndegës së Pfalzit z. Berat Brahim Rexhaj dhe nënkryetari z. Faik Berisha. Kryetar i Degës z. Osman Ferizi, në pamundësi të pjesëmarrjes, i dërgoi një TELEGRAM URIMI.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat