150-vjetori: “Nderimi, mbijetesa dhe rikthimi i Fishtës në tri kohët e letërsisë”

Kultura

150-vjetori: “Nderimi, mbijetesa dhe rikthimi i Fishtës në tri kohët e letërsisë”

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 21:43
Pamje nga takimi

Është hera e parë që personaliteti si poet, orator, estet, studiues, publicist, mendimtar, botues trajtohet në një forum shkencor në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

- Akad. Skënder Gjinushi: Akademia e Shkencave me këtë konferencë po hedh një hap për të inkurajuar mirësekthimin e Fishtës. Nuk është kthim i djalit plangprishës, por i poetit të dëbuar…”-

   ***

Në 150-vjetorin e Gjergj Fishtës Akademia e Shkencave mbajti konferencën shkencoread honorem, “Nderimi, mbijetesa dhe rikthimi i Fishtës në tri kohët e letërsisë”

Është hera e parë që personaliteti si poet, orator, estet, studiues, publicist, mendimtar, botues trajtohet në një forum shkencor në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Konferenca u zhvillua në dy seanca. Seancën e parë e drejtuan akad. Shaban Sinani, prof. dr. Mimoza Priku, prof. dr. Bajram Kosumi dhe seancën e dytë e drejtuan akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj, prof. asoc. dr. Monika Hasani, prof. dr. Valter Memishaj.

“Akademia e Shkencave, me këtë konferencë, po hedh një hap për të inkurajuar mirësekthimin e Fishtës.

Nuk është kthim i djalit plangprishës, por i poetit të dëbuar, i cili ka pritur dekada të tëra të na thoshte, ashtu siç shkroi njëri prej pasuesve të tij, Martin Camaj: Unë jam i jueji, ju jeni të mitë. Ose siç pati shkruar Naimi: Unë jam në shpirtin tuaj / Mos më merrni për të huaj.”, -tha në fjalën e hapjes së kësaj konference Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi:

Ai tha se Gjergj Fishta është një figurë mbizotëruese për botën albanologjike të kohës që jetoi.

“Fishta ka qenë gjithnjë aty ku po ndodhte historia me gjithë dritëhijet e veta; është një emër që nuk mund të ndahet prej momenteve më të rëndësishme të saj.”, tha Kryetari iAkademisë, ndërsa e përqëndroi kumtesën e tij nëtri meritat e mëdha të Fishtës si krijues.

Imzot Gjergj Meta, nënkryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisëe vlerësoi atin françeskan Gjergj Fishta (1871-1940), si figurën më të madhe dhe më të fuqishme e letërsisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të njëzet, i cili më shumë se cilido shkrimtar tjetër i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar.

Prof. dr. Bajram Kosumi (Universiteti “Kadri Zeka” i Gjilanit) foli për funksionin edukativ të “Lahutës së Malcìs” dhe vendine saj në kurrikulat shkollore”. Ai tha se kritikët dhe lexuesit e veprës së Fishtës,duke parë vlerën e lartë të saj, kanë shtruar çështjen e vendit të Fishtës nëhistorinë e letërsisë shqipe. Vepra e Fishtës është e veçantënga tradita letrare shqiptare. Së pari, Fishta ka shkruar epin kombëtar shqiptar në frymën eromantizmit, atëherë kur romantizmi ishte çështje e historisë së letërsisëdhe atëherë kur shkrimi i epit, si formë letrare, konsiderohej po ashtusi punë e së kaluarës. Epi kombëtar shqiptar “Lahuta e Malcis” e Fishtës, është epi i fundit i një letërsie europiane.

Akad. Ardian Ndreca (Universiteti Pontifikal, Romë) veprën eFishtës “Gomari i Babatasit” e vlerësoisi njëmanifest kundër legjitimitetit të injorancës.

Prof. asoc. dr. Eldon Gjika foli për “Shënimet estetike” të Fishtës;

Akad. Bardhyl Demiraj online nga (Universiteti “Ludëig Maximilian” i Mynihut) mbajti kumtesën midis “Urës së Sutjeskës” dhe asaj të Qabesë: motive folklorike në “Lahutën e Malcìs”.

Prof. asoc. dr. Evalda Paci (Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) foli për lirikën e Fishtës në një perspektivë të botimit filologjik e kritik. Ajo tha se në rastin e Gjergj Fishtës lirikat kanë një historik të mirëfilltë, i mundshëm për t’u ndjekur në disa orientime, përfshirë edhe shfaqjet e autorit në revista që lidhen me thelbin e përshpitnisë franceskane, jetëgjatësia e të cilave përkon dhe me momente kruciale të historisësë urdhënit, të cilit ky i fundit i përkiste.Paci tha se vështrimi i lirikës sëFishtës lidhet me njohjen e shfaqjes së krijimtarisë sëtij në disa variante.

Dr. Arian Leka (Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) mbajti kumtesën “Mitologji e krishterë në veprën e Fishtës”.

Përmbajtja e mitologjisë së krishterëi shfaq Fishtës një horizont kulturor të dallueshëm mes miteve parardhëse dhe miteve “të vërtetë”, për faktin se mitologjia e krishterë iu bënë jehonë realiteteve të rizbuluara, në themel të cilave janë metafora të tilla si hyjlindja, kryqëzimi, ekaristia, mrekullibërja e pelegrinazhi,simit shpëtimi dhe formë në miniaturë e eksodit.

Duke i lënë për formën e botuar argumentet mbi mitologjinë e krishterë në poezinë a dramaturgjinë e Fishtës propozojmë një zonë jo fort të rrahuar të krijimtarisë së tij, prej nga shfaqja e këtyre motiveve vjen po aq e begatë sanë poezi e dramë, tha dr.Arian Leka.

Prof. dr. Lekë Sokoli mbajti kumtesën “Sociologjia e Gjergj Fishtës.

Prof. dr. Blerina Suta (Universiteti “L’Orientale” i Napolit) në kumtesën “Manzoni dhe poetika e Fishtës”, bëri një vështrim krahasues me poetin Manzoni, lidhur me llojin e vargut, ritmit, rimës spontane dhe sidomos regjistrin leksikor poetik në gegnisht sipas estetikës së Fishtës.

Akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj (Akademia e Shkencave) në kumtesën “Urtësia e Malësisë së Madhe dhe malësorëve dhe pasuria ligjërimore malësore në “Lahutën” e Fishtës” tha mes të tjerave se Gjergj Fishta e njohu mirë dhe e deshi Malësinëe Madhe, shkroi për bëmat trimërore e bujarinë e malësorëve një nga poemat më të bukura të letërsisëshqiptare, këndoi në kryeveprën e vet hapësirat e urtësisë, trimërisë dhe bujarisë proverbiale të malësorëve, duke e pohuar e fiksuar në vargje lapidare krenarinë dhe atdhetarinë e malësorëve të Hotit e tëkrejt Malësisë sëMadhe. Ai foli tej për njohjen rreth dukurive gjuhësore që përftohen nga vepra e Fishtës.

Prof. dr. Valter Memisha (Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) foli rreth frazeologjisë në publicistikën e Fishtës. Ai tha se Fishta mbart shumësi vlerash dhe vlera të pazbuluara ende. Fishta e njihtemë shumë se rrallëkush shqipen, i përdori mjeshtërisht mjetet e saj shënuese e shprehëse, pasuroi ato ndjeshëm, e përpunoi gjuhën në një shkallë përsosmërie, sa veprat e tij mbeten gjedhe e shprehjes gjuhësore dhe jo vetëm….

Prof. dr. Mimoza Priku (Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës) foli për interpretimet kritike e gjuhësore mbi poetikën e Fishtës.

Prof. dr. Kristaq Jorgo (Universiteti i Tiranës) e Edlira Birko sollën në të konferencë studimin Gjergj Fishta - projektues i botës shqiptare në tekst; ku u theksua vizioni, misioni e funksioni i gjithë veprës sëFishtës.

Prof. asoc. dr. Monika Hasani foli rreth disa strukturave foljore në poezinë e Fishtës; ku ka shjelluar me argumente dhe fakte disa nga strategjitë drejtshkrimore që kapërcejnë përmbi format dialektore.

Akad. asoc. Stefan Çapaliku (Akademia e Shkencave) foli për estetikën e satirës fishtiane. Ai tha se satira eFishtës imiton, eksploron, analizon të keqen, apo potë përdorim termin aristotelian “të shëmtuarën”, pornë të njëjtën kohë ajo bën të ndërgjegjshëm lexuesin për ekzistencën e një gishti të gjatë e të kontraktuar tregues që drejtohet kah e keqja dhe e shëmtuara, për ekzistencën e një “duhet” apo s’duhet” kjo apo ajo gjë, ky apo ai njeri e mentalitet. Satira e ndihmon atë për të marrë një pozicion moral, për të shprehur hapur gjykime. Më tej Çapaliku tha satira e Fishtës vjen e realizuar përmes një shqyrtimi estetik.

Prof. dr. Shaban Sinani (Akademia e Shkencave) mbajti kumtesën:“Sibilat” e Bogdanit dhe “Orët” e Fishtës.

Dr. Tonin Çobani (Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës) foli për “Shkrolat” e arta të Fishtës.Ai theksoi përdorimin e fjalës “shkrola”në krijimtarinë e Fishtës si një arkaizëm që ka shumë vlerë për fjalorin e shqipes, e cila është një fjalë e rrallë që e ka marrë në konsideratë edhegjuhëtari i madh Eqrem Çabej.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat