Kurrë s’e mohoj kombin

Kultura

Kurrë s’e mohoj kombin

Nga: Zymer Mehani Më: 27 janar 2022 Në ora: 08:45
Zymer Mehani

Kishë edhe xhami kam kombin shqiptar
Etnia nuk matet me asnjë kandar

Shqiptarë qemë dhe jemi si dje, edhe sot
Besojmë shqiptarisht, kemi veç një Zot

-Me asnjë thesar nuk matet liria
As drejtësia s’matet,- e tha Perëndia

Me pasuri, mall, kurrë nuk matet jeta
Me ar as argjend s’ blihet e vërteta

Kurrë s’e mohoj kombin, gjuhën, Skënderbeun
Se veç një Zot kam - FLAMURIN-ATDHEUN

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat