“CODA” shpallet filmi më i mirë i vitit në “Oscars 2022”

Kultura

“CODA” shpallet filmi më i mirë i vitit në “Oscars 2022”

Më: 28 mars 2022 Në ora: 06:59
Kasti i filmit “CODA” duke marrë çmimin kryesor në “Oscars 2022”

Filmi “CODA” i prodhuar nga studio Apple Original Films me regji të Sian Heder është fituesi i edicionit të 94-të të çmimeve “Oscars”

Filmi me buxhet prej 10 milionë dollarësh (9.1 milionë euro), i quajtur sipas termit për fëmijët e të rriturve që nuk dëgjojnë, është bërë filmi i tretë i një regjisoreje grua që fiton çmimin kryesor. Ai mundi konkurrencën nga filmat tjerë të suksesshëm, duke përfshirë “The Power of the Dog” dhe Belfast”.

Image
Kasti i filmit “CODA” duke marrë çmimin kryesor në “Oscars 2022”

Lady Gaga dhe Liza Minelli ishin ato që dhanë çmimin kryesor.

Kasti i filmit “CODA” duke marrë çmimin kryesor në “Oscars 2022” (Foto: Chris Pizzello)

Filmi gjithashtu fitoi gjatë mbrëmjes edhe dy çmime të tjera: “Skenari më i mirë i përshtatur” për skenaristen Sian Heder dhe “Aktori më i mirë në rol dytësor” për aktorin Troy Kotsur.

Bazuar në filmin francez “La Famille Belier” të vitit 2014 dhe me skenar dhe regji nga Sian Heder, “CODA” u shfaq premierë në festivalin virtual të filmit “Sundance” të vitit 2021 dhe u ble nga Apple TV+ për një çmim rekord prej 25 milionë dollarësh (22.8 milionë euro).

Kasti i filmit “CODA” duke marrë çmimin kryesor në “Oscars 2022”  (Foto: Chris Pizzello / AP)

Në film luajnë: Emilia Jones, Kotsur dhe Marlee Matlin. Është filmi i parë me një kast kryesisht të shurdhër që fiton çmimin “Oscar” në kategorinë kryesore, “Best Picture (Filmi më i mirë)”.

Producentë të filmit janë: Philippe Rousselet, Fabrice Gianfermi dhe Patrick Wachsberger.

Në “CODA” trajtohet tema e një vajze adoleshente e cila e kalon jetën si anëtarja e vetme dëgjuese e një familjeje të shurdhër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat