Si duhet të jetë një poet?

Kultura

Si duhet të jetë një poet?

Nga: Zymer Mehani Më: 16 prill 2022 Në ora: 10:24
Zymer Mehani

Poeti i vërtetë s’duhet të jetë mburravec, as të njohë mburrje. Atë duhet ta karakterizojë altruizmi, humaniteti dhe thjeshtësia. Me çdo veprim, me çdo varg, me çdo përmbledhje poetike; në çdo takim, orë letrare a manifestim kulturor ai duhet të reflektojë kulturalitet, dashuri, respekt, admirim, sjellje njerëzore për të tjerët.

Një poet i mirëfilltë nuk guxon të ketë mëri, urrejtje as xhelozi ndaj të tjerëve. Në vend të veseve, ai duhet të ketë veç virtyte, siç janë dhembsuria, dëlirësia, mirëkuptimi dhe solidarësia, që duhet t’i shfaq ndaj të tjerëve.

Një person që është i ngutshëm, i vrullshëm në veprime, tekanjoz, hileqar, idhnak, lakmitar, hipokrit etj.etj., mund të jetë kushdo e gjithçka, por vetëm poet s’është.

Një poet i mirëfilltë nuk guxon të lajthitet, të joshet, as të mashtrohet nga “dekorata, mirënjohje e çmime”, sepse këto gjëra vetëm se e ulin personalitetin e tij prej poeti të denjë.

Ruana Zot! Një poet s’guxon as të mendojë, e lëre më të blejë ndonjë çmim, trofe a mirënjohje, sepse kjo do ta dergojë sigurt drejt dështimit të karrierës së tij si poet.

Të mos harrojmë se një poet i denjë vlen sa një hero. Tek e fundit heronjtë dhe poetët janë NJË.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat