Pensioni për pleqëri – si të mos jetë më zi?!
Si student kur isha në rini,
isha i diskriminuar – më eliminuan!
Nuk mora as bursë dhe as kredi!
Nuk ishte çudi, sepse atëherë
ishim të persekutuar e të përndjekur,
nga Serbia, një shtet i huaj,
që na diskriminonte hapur,
edhe për shkak të përkatësisë sonë!
Ndërsa tani, si pensionist në pleqëri,
në shtetin tonë të ri,
edhe pse jetojmë në vendin e lindjes,
në vendin tonë, në këtë demokraci,
përsëri shteti ynë po na diskriminon!
Me shumë vite përvojë pune
dhe me diploma universitare,
pensionin e kemi «të majmë – për mrekulli»!
Po thonë: Kjo është për çudi!
Atëherë nën Serbi, ndërsa tani në liri…
A thua, deri kur kështu?!
S'di si ta themi: zi e më zi!
Unë po them:
Shqetësim për këtë diskriminim,
o shteti dhe vendi im!