Shtabi i Rancës do të ndërtohet brenda këtij viti

Kultura

Shtabi i Rancës do të ndërtohet brenda këtij viti

Më: 28 maj 2023 Në ora: 07:32
Shtabi i Rancës

Një nga monumentet kryesore të zonës së Nerodimës, Shtabi i Rancës do të jetësohet brenda këtij viti.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.

Ai ka shkruar në Facebook se bashkë me drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, Bislim Zogajn kanë nënshkruar memorandum financimi për t'i hapur rrugë realizimit të këtij projekti, me qëllim ruajtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

“125 mijë euro është vlera e projektit të ngritjes së Shtabit të Rancës, punimet e të cilit fillojnë këto javë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat