Kompania ALB architect, është kompania fituese për ndërtimin e Teatrit të Operës, Baletit dhe Ansamblit “ Shota” në Kosovë. E çka po e veçon këtë projekt, është xhubleta e saj, e cila do të jetë në formë të veshjeve kombëtare.
Ky objekt, është paraparë të jetë të jetë park, e në anën tjetër shesh, lokacioni i të cilit është caktuar mbrapa Pallatit të Rinisë dhe Sportit.
Ministri i kulturës, Hajrulla Çeku tha se kjo ndërtesë do t’i dhurojë kryeqytetit një ikonë të arkitekturës bashkëkohore, e do të shndërroj Prishtinën në qendër të artit skenik.
Çeku: Teatri Do t’i dhurojë kryeqytetit një ikonë të arkitekturës bashkëkohore
“Lartëson kryeqytetin tonë Prishtinën në peizazhin golobal të kulturës dhe arkitekturës…Kjo ndërtesë do t’i dhurojë kryeqytetit, një ikonë të arkitekturës bashkëkohore e do t’i qëndroj pranë një nga perlat të arkitekturës moderne, Pallatit të Rinisë dhe Sporteve. Do të përmbajë katër aditoriume, nga 300 deri ne 1200 ulëse. Do të ofroj parkingun nëntokësorë në funksion të unazës së brendshme të kryeqytetit me kapacitet mbi 400 vend-parkingje… Një vizion që do të shndërroj Prishtinën në qendër të artit skenik”, tha Çeku.
E arkitekti me famë botërore, Bjarke Ingels, i cili ka punuar në këtë projekt ka bërë hapjen e këtij projekti.
Sipas pamjeve, fasada do të jetë e hapur, e xhubleta në shenjë të veshjeve kombëtare, tha ai.
Ingels: Xhubleta në shenjë të veshjeve kombëtare
“Prishtina është një qytet tashmë që ka një varg objektesh të njohura publike, kanë kaluar 50 ditë prej kur një objekt publikë i ka ndihmuar pamjes urbane të Prishtinës. Kjo do të jetë shtëpia e katër institucioneve kulturore. Fasada do të jetë si e hapur, xhubleta në shenjë të veshjeve kombëtare. Salla të ndryshme të ushtrimeve baletit Ansamblit Shota, një shtëpi për publikun që ftohet që të hyjë. Të ketë hyrje të ndryshme struktura të jetë efikase në mënyrë te afërt të jetë sa më tërheqës”, u shpreh ai.
Ky objekt përveç që do të ketë 300 deri 1200 ulëse e salla të ndryshme të ushtrimeve, do të ofroj edhe parkingje nëntokësore