Heroina – Sanije Desku

Kultura

Heroina – Sanije Desku

Nga: Adem Bytyçi Më: 29 gusht 2025 Në ora: 06:42
Autori Adem Bytyçi

Në rrebeshin e plumbave të armikut,

në malet e Prekorupës,

madje në gjithë Kosovën,

në kushte shumë të rënda, të paimagjinueshme shëndetësore,

shpëtoi jetë të shumë fëmijëve

dhe të nënave të Kosovës.

Heroina – Sanije Desku,

një motër medicinale,

me profesionin e saj human,

në kohë kur ushtria dhe policia

serbe kishin shkulur me forcë dhe terror

popullsinë shqiptare nga vatrat e tyre,

në malet e Kosovës,

Heroina – Sanije Desku,

shpëtoi jetë të mijëra nënave dhe fëmijëve

gjatë lindjeve në malet e Kosovës.

Heroina – Sanije Desku,

në kujtesën e kombit

dhe në përgjithësi të qytetarëve të Kosovës,

do të mbetet përgjithmonë

simbol i humanizmit

dhe i lirisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat