T'nderoj se ishe prurës,
për popull n'çdo hap kontribues!
T'nderoj se fjalën mbanë,
Djersën e huajë kurrë s’e hanë!
Gjithmonë t'vërtetën tregon,
për interesa personale s'manipulon!
Pak m’duket sado që t‘bëra respekt,
duke ditur se ndaj t'vërtetës je korrekt!
S'të nderoj se ishe manipulues,
jo i mirëfillët historishkrues!
Egoist sa s'ka më,
kinse t'gjtha vetë i ke bë!
N'mos vetë me miq e fshatarë
farën e flliqur e ke hedh n'arë!
I harron ata që bënë atëherë
i futë ata që kurrë s'ishin n’atë derë!
Me lakej merru vetë,
çdo ditë marrëzi shkruaj apet!
Veç një gjë duhet ta dish,
n'derë te'i ndershmi si do t'hysh?...