Gjaku nuk bëhet ujë

Kultura

Gjaku nuk bëhet ujë

Nga: Adem Bytyqi Më: 19 shkurt 2026 Në ora: 14:31
Adem Bytyqi

Se gjaku bëhej ujë,
dikur e thonin vetëm
sundimtarët e çmendur,
komunistët e marr,
të cilëve, kur u dështua sundimi,

kufomat e tyre përfunduan
në baltë, në ferr,
për të mos dalë nga atje
më kurrë.

Gjaku bëhet ujë,
ata që e thonë tani
dhe e kanë thënë dikur,
kanë përjetuar ndëshkimet më të rënda
nga dora e drejtësisë.

Megjithatë, edhe pse gjaku nuk bëhet ujë,
drejtësia e vonuar nuk është drejtësi,
për t’i ndëshkuar kriminelët
post mortem.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat