N’pjedestal do t’kem atdhen!

Kultura

N’pjedestal do t’kem atdhen!

Nga: Sami Arifi Më: 3 mars 2026 Në ora: 21:11
Sami Arifi

Etniciteti i ynë ka qenë;

është dhe mbetet bashkë,

kështu do t’jenë Bajram e Pashkë!

Të gjithë së bashku për drejtësi,

populli ynë do të ketë liri!

 

Të parë t’njerëzisë,

folën gjuhën e Ilirisë!

Thotë Iliri në Europë,

me pellazgët u nis kjo Botë!

 

Aty gjinden rrënjët e mija,

kot sot flasin këta fëmija!

Këtë e thotë historia,

me argumentet nga lashtësia!

 

Bëhën hulumtime t’arkeologjisë,

duke njohur gjuhën e pellazgjisë!

T’zbulohet e vërteta,

për njerëzinë letohet jeta!

 

Do t’kem kombin edhe fenë,

n’pjedestal t’kem atdhen!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat