9 Prilli 1999, fitorja mbi armikun

Kultura

9 Prilli 1999, fitorja mbi armikun

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 8 prill 2026 Në ora: 22:35
Milazim Zeqiraj

Kufiri,

vijë e lodhur,

duke ndarë frymën,

atë që s‘ndahet.

 

Katana e Veterani

me shokët —

shkëndija në breg,

heshtjës i vunë zjarrin.

 

Zjarri i tyre,

nuk djeg gurin,

por kuptimin e tij

 

2.

 

Vija, 

plagë mali.

 

Kur dhimbja,

thërret emrin,

heshtja thyhet.

 

Flamuri,

zemer në erë.

 

Dhimbja,

në dritê,

gjen shërim.

 

3.

 

Zjarri në kufi, nuk pret. 

Kufiri thehet,

emri lind.

 

Vija,

mendim i ngrirë,

i vendosur me dhunë,

në flakë e gjen fundin.

 

Aty ku ndahej mali,

Horizonti, 

Dielli hyn e del,

pa frikë.

 

4.

 

Kosharja,

më shumë se emër,

Kod.

 

Vija thehet,

Gjelbrimi e mbulon bregun.

Flamuri ngritet në duar,

pa frikë.

 

Zjarri i UÇK,

u bë dritë.

Nuk shuhet kurrë.

 

Liri pa vijë,

Kosovë e Shqipëri.

Një flamur

që merr frymë me ne.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat