Disa këshilla që ai të mos e harrojë kurrë seksin me ty

Life style

Disa këshilla që ai të mos e harrojë kurrë seksin me ty

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 23:35
Foto ilustrim

1.Seks me nismën tuaj 

Edhe meshkujt kanë nevojë që herë pas herë t’u thuhet sesa i dëshironi. Ja përse adhurojnë që ju të shpreheni hapur sesa çmendurisht i doni. Nëse mendoni një mbrëmje ndryshe bëni ju hapin e parë. Ai do të reagojë pozitivisht dhe do ta fiksojë si një nga momentet më të bukura të raportit tuaj seksual. 

2.Seks në një vend të pazakontë 

Ndërrimi i vendit të zakonshëm, tregon një shenjë të shtuar pasioni. Ndaj hiqni dorë nga takimi në “sheshet” e përhershme dhe bëni një tur në shtëpi. Vendet epshndjellese mund të jenë që nga tavolina e bukës, kolltuku i parehatshëm i kuzhinës deri tek kabina e dushit. Madje kjo e fundit sipas seksologëve ka një ndikim afrodiziak për shkak të ndjesisë së ujit nën lëkurë. 

3. Seks me “përbërës” të rinj 

Habiteni atë me ide të reja. Zgjidhni ta përkëdhelni me një shall të lehtë mëndafshi ose akoma më shumë, mbyllini sytë me të. Vështrojeni teksa zhvisheni ngadalë dhe do të realizoni një nga fantazitë më të mëdha.

4. Seks duke nisur me “antipastën” 

Gjatë fillimit të një raporti është mirë të niset nga seksi oral dhe në këtë pikë ai do të dëshirojë t’ju hedh një vështrim teksa është në zonat tuaja intime. Bëni sikur nuk e vini re, por hidhini një sy shkarazi vetëm sa për të kryqëzuar shikimin. Kështu do të kënaqni instinktin e tij mashkullor për të pasur gjërat nën kontroll. 

5. Seks i papritur

Nëse ai kthehet i lodhur nga puna do të ketë nevojë për një “ushqim” të veçantë që ta gëzojë. Vini në praktikë pozicionin e një amazone, ti sipër , ai poshtë. Partneri nuk do të lodhet më shumë se sa është dhe ti mund të kesh nën kontroll ritmin dhe dëshirën. 

6. Futbolli edhe dëmton 

Nëse ai konsideron natën më të rëndësishme të jetës së tij fi nalen e kupës së botës atëherë jeni disi jashtë loje! Bëjeni për vete me disa masazhe “sportive” duke i thënë se është më seksi se sa Lorik Cana. 

7. Fuqia e fjalës 

Ndizni pasionin dhe fantazinë duke lexuar së bashku në krevat disa faqe të një libri erotik në vend të muhabetit. Vëmë bast se pas kësaj, ai nuk do të ketë më dëshirë për të fjetur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat