Anulohet seanca për rastin “Talir”, mungoi avokati i VMRO-DPMNE-së

Maqedonia

Anulohet seanca për rastin “Talir”, mungoi avokati i VMRO-DPMNE-së

Më: 7 mars 2019 Në ora: 11:00
Gjyq

Seanca e sotme për rastin e PSP-së “Talir” është anuluar për shkak se avokati i partisë së VMRO-DPMNE-së, Donçe Nakov, nuk është paraqitur në seancë.

Gjyqtari Osman Shabani disa herë ka përsëritur se tani do të anulohet seanca, mirëpo herëve tjera nëse përsëritet kjo do të ketë pasoja serioze. Përfaqësuesi i partisë, Naum Stoilkovski, tha se nuk dëshiron që seanca të zhvillohet pa avokat.

“Do të ketë pasoja serioze nëse herën tjetër ndodh e njëjta. Herën tjetër nuk do ta shtyjë, vetëm ndonjë forcë e fuqishme mund ta shtyjë atë”, tha gjyqtari Shabani.

Në këtë rast të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski të cilët ngarkohen për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” dhe “larje parash”, si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar vetëm për veprën “larje parash”. Për veprën e njëjtë, si subjekt juridik me aktakuzë është përfshirë edhe VMRO-DPMNE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat