Capital T publikon klipin e këngës “600PS”

Mediale Vip

Capital T publikon klipin e këngës “600PS”

Më: 15 janar 2020 Në ora: 15:55
Capital T

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Capital T publikoi këngën e parë nga albumi “Skulpturë”. 

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare solli projektin e ri të titulluar “600PS”, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

I njëjti vjen me një paraqitje mjaft atraktive edhe në klip, ndërsa thuajse gjithnjë sjellë risi në videot që realizon.

Tekstin e ka shkruar vet reperi, teksa për producimin dhe masterizimin u përkujdes Jumpa dhe Lex Barkey.

Ndërkohë, i tërë projekti është produkt i “Sekuencë studio”.

Këtë tanimë mund ta gjeni në kanalin zyrtar të Kapos në YouTube që besohet se do të mirëpritet edhe nga publiku.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat