Anne Hathaway bëhet nënë për herë të tretë, mirëpret fëmijën e saj me Adam Shulman

Mediale Vip

Anne Hathaway bëhet nënë për herë të tretë, mirëpret fëmijën e saj me Adam Shulman

Nga: A.M. Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 23:14
Anne Hathaway

Aktorja e njohur amerikane, Anne Hathaway, është bërë nënë për herë të tretë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Adam Shulman, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë.

Sipas fotografive të siguruara nga TMZ, aktorja është parë duke shëtitur në rrugët e Nju-Jorkut, me të porsalindurin në një mbajtëse për bebe.

Hathaway dhe Shulman janë tashmë prindër të dy djemve, Jonathan dhe Jack, të lindur përkatësisht në vitet 2016 dhe 2019.

Lajmi për ardhjen në jetë të fëmijës së tretë shënon një tjetër moment të rëndësishëm në jetën familjare të aktores.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat