“Zemra e Dardanisë rrah në Mitrovicë”, Edona Llalloshi paralajmëron këngë të re për festat e nëntorit

Mediale Vip

“Zemra e Dardanisë rrah në Mitrovicë”, Edona Llalloshi paralajmëron këngë të re për festat e nëntorit

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 21:00
Edona Llalloshi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi ka paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor, i cili pritet të publikohet së shpejti, në kuadër të festave të nëntorit.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Llalloshi ka ndarë disa pamje nga videoklipi i këngës, ku në projekt shfaqet edhe vëllai i saj, këngëtari Milot Llalloshi.

“Se shpejti”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se kënga do të publikohet në ditët në vijim.

Në një pjesë të videos dëgjohet vargu: “Zemra e Dardanisë rrah në Mitrovicë”, duke i dhënë këngës një frymë festive dhe patriotike.

Kënga pritet të jetë një prej projekteve muzikore të realizuara për atmosferën e festave të nëntorit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat