Me një peisazh nga malet me dëborë, Albërie Hadërgjonaj mahnit me pamjen në fotografinë e fundit

Mediale Vip

Me një peisazh nga malet me dëborë, Albërie Hadërgjonaj mahnit me pamjen në fotografinë e fundit

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 23:48
Albërie Hadërgjonaj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, këto ditë ka qëndruar në vendlindjen e saj, në Kosovë.

Ajo ka realizuar këto ditë disa fotografi të reja, të cilat i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Në njërën prej fotografive, Hadërgjonaj shfaqet mjaft atraktive teksa pozon me një pallto prej pelushi, në një peisazh nga malet me dëborë të Malësisë së Madhe.

“O Malet e Malësisë”, ka shkruar këngëtarja e njohur shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej ndjekësve e kanë komplimentuar për vitalitetin e saj.

Albëria përndryshe ka kohë që nuk ka sjell për fansat ndonjë projekt të ri muzikor, kjo edhe për shkak të kufizimeve që ka shkaktuar pandemia globale COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat