Dueti që nuk e prisnit: Dy artistët shqiptarë bashkojnë forcat

Mediale Vip

Dueti që nuk e prisnit: Dy artistët shqiptarë bashkojnë forcat

Më: 27 maj 2025 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Dy artistë shumë të dashur për publikun shqiptar, Gold AG dhe Eli Fara, kanë bashkuar talentin dhe zërat e tyre në një duet të ri muzikor me titullin “Vaj, vaj, vaj”, që pritet të publikohet nesër në orën 19:00.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë artistët përmes një postimi në Instagram, ku kanë ndarë disa sekuenca të shkurtra nga kënga e re, duke shtuar emocionin dhe pritshmëritë te fansat.

Ky bashkëpunim ka ngjallur menjëherë reagime pozitive në rrjetet sociale, duke bashkuar dy breza dhe stile të ndryshme muzikore – atë të muzikës popullore të Eli Farës dhe ritmet urbane të Gold AG.

Qëndroni gati për lansimin zyrtar nesër në ora 19:00 – një duet që premton të lërë gjurmë! 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat