Ish-e dashura e Gerber, Charlotte D’Alessio, me dedikim emocional pas vdekjes së tij në moshën 27-vjeçare

Mediale Vip

Ish-e dashura e Gerber, Charlotte D’Alessio, me dedikim emocional pas vdekjes së tij në moshën 27-vjeçare

Nga: A.SH Më: 22 shtator 2026 Në ora: 10:24
Charlotte D’Alessio dhe i dashuri i saj

Modelja kanadeze Charlotte D’Alessio ka reaguar publikisht pas vdekjes së ish-të dashurit të saj, Presley Gerber, i cili ndërroi jetë të dielën në moshën 27-vjeçare. D’Alessio, e cila kishte qenë në lidhje me Gerber për rreth dy vjet, ka ndarë në Instagram disa fotografi dhe video nga koha e tyre së bashku.

Në një prej fotografive, ku dyshja shfaqet duke u përqafuar, D’Alessio shkroi se ata kishin ndarë një “dashuri të pastër”, duke shtuar se e falënderon dhe e nderon jetën e tij.

Ajo shprehu gjithashtu dhimbjen dhe zemërimin për faktin se Gerber nuk pati më shumë kohë.

Në një tjetër fotografi bardhë e zi, modelja shkroi një mesazh të shkurtër emocional, duke i shprehur dashurinë e saj dhe duke thënë se ai do të jetë gjithmonë i dashur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat