Bashkëatdhetarët nga Gjermania kanë përgaditur donacion me vlerë prej 250,000 euro për QKMF-në dhe Spitalin Rajonal në Mitrovicë - Bota Sot
Bashkëatdhetarët nga Gjermania kanë përgaditur donacion me vlerë prej 250,000 euro për QKMF-në dhe Spitalin Rajonal në Mitrovicë

Mitrovica

Bashkëatdhetarët nga Gjermania kanë përgaditur donacion me vlerë prej 250,000 euro për QKMF-në dhe Spitalin Rajonal në Mitrovicë

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 19:08
Pamje nga takimi

Drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, priti në takim biznismenin nga Kosova me vendbanim në Gjermani, z. Bahri Tahiri, së bashku me Dr. Klaus Ströer, Deli Nitaj dhe Bujar Hysenaj.

Gjatë këtij të pranishmit e njoftuan drejtoreshën Barani për donacionin të cilin do ta sjellin z. Tahiri dhe Dr. Ströer, në Mitrovicë në vlerë prej 250,000 mijë euro, kryesisht pajisje mjekësore të cilat janë të nevojshme për QKMF-në “Dr. Nexhat Çuni” dhe Spitalit Rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri”.

Ky donacion pritet të vijë në fund të muajit mars.

Drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, përshëndeti dhe falenderoi të pranishmit për vullnetin e tyre që ti ndihmojnë komunës sonë. Gjithashtu ajo theksoi se këto pajisje janë shumë të nevojshme për mbarëvajtjen e punës në sektorin e Shëndetësisë.

Po ashtu edhe biznismeni, z. Tahiri, falenderoi drejtoreshën për përkrahjen dhe u shpreh i gatshëm të bashkëpunoj me komunën e Mitrovicës, në mënyrë që këto donacione të vazhdojnë edhe në të ardhmen, gjithmonë duke menduar për të mirën e qytetarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...