Policia jep detaje për vajzën nga Mitrovica që iku në mal pasi babai i kërkoi seks

Mitrovica

Policia jep detaje për vajzën nga Mitrovica që iku në mal pasi babai i kërkoi seks

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Një vajzë nga Mitrovica është larguar nga shtëpia e saj duke thënë se babai i ka kërkuar marrëdhënie seksuale.

Ajo kishte qëndruar në mal në fshatin Vojtesh për tri ditë me radhë derisa para tri ditësh këtë rast e ka raportuar edhe në polici.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana, e cila tregoi se i dyshuari pasi intervistimit është liruar.

“Me datën 24.08.2020 rreth orës 18:00 është raportuar rasti “ ngacmim”. Sipas viktimës që ka raportuar rastin, ajo ka qëndruar jashtë shtëpisë në mal në fshatin “Vojtesh” në Mitrovicë prej datës 21-24.08.2020. Viktima ka raportuar rastin ngacmim ku i dyshuar sipas saj është prindi(babai) i saj. Te njëjtës i është dhënë ndihma mjekësore. Hetimet rajonale kanë intervistuar viktimën në prezencë të mbrojtësit të viktimave dhe më pas është strehuar në strehimore. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor është intervistuar dhe me udhëzim të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rasti “ngacmim””, tha ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat