Vullnetarë mitrovicas ushqejnë dhe mjekojnë qenët endacak në qytet

Mitrovica

Vullnetarë mitrovicas ushqejnë dhe mjekojnë qenët endacak në qytet

Nga: F.B Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 19:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grup i aktivistëve dhe vullnetarëve të shoqërisë civile në Mitrovicë, sot kanë ndërmarr aksionin për të ushqyer qentë endacak brenda qytetit, ndërkohë që paraprakisht ata kanë vizituar strehimoren e tyre.

Kjo iniciativë është ndërmarr nga Azra Krasniqi, ndërsa i janë bashkuar shumë aktivistë si në vizitën tek strehimorja edhe në disa lokacione brenda qytetit, ku qenve iu është ofruar ushqim dhe kontrolli nga veterineri.

Ky aksion është përmbyll me sukses, ndërsa aktiviteti për ushqimin e qenëve endacak si dhe trajtimi/mjekimi i tyre, është i pari i kësaj natyre, në Mitrovicë dhe Kosovë.

Rreth 20 qytetarë përfshirë aktivistë për mbrojtjen dhe të drejtat e kafshëve, mjedisit dhe anëtarë nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Trepça” u organizuan që në këto ditë me mot të ftohtë t’i ushqejnë̈ qenët në qytetin e Mitrovicës, si dhe mjekimin e tyre.

Aktiviteti nisi me vizitë ne Strehimoren e Klinikes veterinare Mitro Vet, ku u pritën nga Dr Labinot Osmani i cili i njoftoi rreth rëndësisë dhe procesit të ushqimit dhe trajtimit të tyre, përfshire kastrimin dhe sterilizimin.

Me pas aktivistët dolën në qytet dhe ushqyen qenët në pjesë të ndryshme të qytetit të Mitrovicës. Ushqimi prej 50 kg u dhurua nga prodhuesi vendor i ushqimit për qen Poppins PetFood.

Mjekimin i qenve që u morën nga rruga u bë nga Klinika veterinare Mitro Vet, ndërkohë që ky aktivitet do të vazhdoj edhe në ditët dhe muajt në vazhdim.

Qytetarët pjesëmarrës dhe vullnetarët shpresojnë që aktivitete të tilla të vazhdohen edhe në komuna tjera të Kosovës – duke ju ofruar dashuri edhe përkujdesje.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat