Komuna e Mitrovicës ndan mirënjohje për anëtarët e shtabit emergjent komunal

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës ndan mirënjohje për anëtarët e shtabit emergjent komunal

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 16:13
Komuna e Mitrovicës ndan mirënjohje për anëtarët e shtabit emergjent komunal

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, kanë ndarë mirënjohje për anëtarët e shtabit emergjente si shenjë falënderimi për kontributin e dhënë gjatë periudhës së përballjes me pandeminë CoVid-19, për bashkëpunimin efikas dhe punën intensive të këtyre akterëve.

Në fjalën e tij, nënkryetari Mujka, shprehu falënderim dhe mirënjohje të thellë për mjekët, infermierët, policët, inspektorët komunal dhe të gjitha institucionet e tjera që kontribuan gjatë periudhës së përballjes me pandeminë CoVid-19. Ai shprehu ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha ato familje që kanë humbur familjarët gjatë kësaj periudhe, ndërsa ka uruar që viti i ardhshëm të na gjejë më unikë e më të fortë se kurrë.

Ndërsa, drejtoresha e Shëndetësisë Erseka Hasanaj Barani, është shprehur falënderues ndaj të gjithë të pranishmëve, si dhe të gjithë qytetarëve të Mitrovicës për maturinë dhe kujdesin e treguar në ruajtjen e shëndetit publik.

Në fund të këtij takimi mirënjohje u janë dhënë; komandantit të Policisë së Stacionit Jugor, Ahmet Xhosha, drejtoreshës së Institutit Rajonal të Shëndetit Publik, Teuta Fejza, përfaqësuesve të Spitalit të Përgjithshëm ”Dr.Sami Haxhibeqiri”, përfaqësuesve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF ),dhe anëtarëve të tjerë

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat