Mos ia mësyni rrugës për Mitrovicë, mund të gëlltiteni nga asfalti

Mitrovica

Mos ia mësyni rrugës për Mitrovicë, mund të gëlltiteni nga asfalti

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 15:07
E tillë është edhe rruga në fshatin Mazgit, pjesë e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë

Pas reshjeve të mëdha të shiut para disa javësh, shumë vende u vërshuan, e shumë rrugë u shkatërruan.

E tillë është edhe rruga në fshatin Mazgit, pjesë e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë, ku si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, u shemb një korsi e saj.

Me 5 janar, Ministria e Infrastrukturës e ka mbyllur këtë rrugë për qarkullim, teksa në të njëjtën gjendje vazhdon të jetë edhe më tutje.

“Pas paraqitjes së plasaritjeve gjegjësisht deformimeve në rrugën nacionale N2 segmenti rrugor në dalje të Auto-udhës A7 në drejtim të Prishtinës nga Mitrovica sipas kërkesës dhe rekomandimeve me datë: 05.01.2021 në ora 04:00 të mëngjesit është bërë mbyllja e daljes së Auto-udhës A7 në drejtim të Prishtinës si dhe njëri shirit i qarkullimit drejtimi Mitrovicë-Prishtinë”, kishte njoftuar Ministria e Infrastrukturës.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat