A do të rikandidojë edhe për një mandat në Mitrovicë? Flet Agim Bahtiri

Mitrovica

A do të rikandidojë edhe për një mandat në Mitrovicë? Flet Agim Bahtiri

Më: 5 mars 2021 Në ora: 23:30
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, beson se do të rikandidojë për të parin e komunës. Thotë se ka ende punë dhe e dëshiron sërish pozitën e kryetarit në Mitrovicë.

“Sigurisht, duke ditur specifikat e Komunës së Mitrovicës, duke e ditur se mund të ndodh diçka jashtë konceptit tim që e kam zhvilluar qe gati 8 vite…mendoj se do të jem kandidat i mundshëm për kryetar të Mitrovicës”, tha Bahtiri.

“Unë po mendoj që Po (do të rikandidoj) për arsye se sikur të kisha menduar ndryshe do të isha kandidat për deputet dhe do të votohesha shumë nga qytetarët”, theksoi ai.

“Në cilin do qytet dhe lagje ku shkoj qytetarët më përshëndesin dhe duan foto me mua. Unë kam ardhur për Mitrovicën dhe nuk kam pranuar diçka tjetër për të qenë në Mitrovicë deri të përfundojë misionin tim”, theksoi ai.

Bahtiri mendon se për postin e kryetarit të Mitrovicës nuk ka konkurrent, as brenda VV’së por as nga partitë e tjera.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat