Fillon asfaltimi i rrugës “Vëllezërit Nimani” në Vinarc të Epërm të Mitrovicës

Mitrovica

Fillon asfaltimi i rrugës “Vëllezërit Nimani” në Vinarc të Epërm të Mitrovicës

Më: 2 prill 2021 Në ora: 13:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komuna e Mitrovicës ka vazhduar edhe ditën e sotme me realizimin e projekteve kapitale në fushën e infrastrukturës, me ç’ rast rruga “Vëllezërit Nimani” në fshatin Vinarc të Epërm ka nisur të asfaltohet.

Me këtë rast, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me drejtorin për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, gjatë ditës së sotme kanë bërë inspektimin e punëve në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve në këtë fshat.

Gjatë inspektimit të punëve, kryetari Bahtiri tha se komuna e ka për obligim që të zgjedh të gjitha problemet e qytetarëve, dhe që atyre të ju krijoj kushte për një jetë sa më të mirë e cilësore.

“Unë sot jam po aq i gëzuar sa ju, kur po ju shoh juve që jeni të kënaqur shumë dhe që po i gëzoheni asfaltimit të rrugës. Ashtu sikur këtu që kemi përfunduar punët kryesore, po punojmë edhe në lagjet tjera të qytetit, periferisë e fshatrave. Për çdo ditë po përurojmë rrugë të reja, po ndërtojmë kanalizime dhe po realizojmë shumë projekte tjera infrastrukturore”, shtoi kryetari Bahtiri.

Ky projekt është mirëpritur shumë nga banorët e Vinarcit, të cilët falënderuan drejtuesit komunal për asfaltimin e rrugës, ku u shprehën të jenë të kënaqur me realizimin e projektit nga ana e kryetarit, dhe me punët e kryera që ka bërë, dhe që aktualisht po bënë në këtë fshat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat