“Nuk ka virus”, Mitrovica mbushet me qytetarë, pa maska e pa distancë

Mitrovica

“Nuk ka virus”, Mitrovica mbushet me qytetarë, pa maska e pa distancë

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 23:06
Pamje nga Mitrovica

Pasi qeveria e Kosovës, hoqi orën policore qytetarët po e shfrytëzojnë rastin të dalin orëve që më herët nuk mund të dilnin pasi fillonte ndalimi i lëvizjes sipas masave antiCOVID.

Në këto orë në qytetin e Mitrovicës në shesh, janë grumbulluar një numër i madh i njerëzve, e madje shumica prej tyre nuk kanë të vendosura as maska.

Pasi zbutën masat anti-COVID me rënien e numrit të të infektuarve, qeveria e Kosovës vendosi edhe që qytetarët të mos vendosin maska në ambiente të jashtme kur janë të vetëm duke ecur.

Mirëpo jo edhe në këto grumbuj njerëzish që kanë dalë në sheshin e Mitrovicës.

Në vazhdim mund të gjeni pamjet.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat