Në lagjen “2 Korriku” janë vendosur dy stacione pritëse të autobusëve

Mitrovica

Në lagjen “2 Korriku” janë vendosur dy stacione pritëse të autobusëve

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 14:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të projektit “Mbështetja e Iniciativave për Siguri në Komunitet përmes Këshillave Lokale për Siguri në Bashkësi (KLSB)” janë inauguruar tri projekte, të mbështetura nga Misioni i OSBE-së me fondet e Ambasadës Norvegjeze në Kosovë.

Nga iniciativa e KLSB-së “2 Korriku” nga komuniteti Ashkali, në Mitrovicë janë vendosur dy Stacione Pritëse të Autobusëve sipas modelit ekzistues të stacioneve në qytet. Tani qytetarët kanë siguri publike më të madhe dhe pritja e udhëtarëve për autobus është më e sigurtë dhe më e lehtë.

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, me këtë rast falënderoj për kontributin e dhënë për vendosjen e dy stacioneve pritëse të autobusëve në Mitrovicë, njërën tek kisha ortodokse e tjetra përballë rrugës “2 Korriku” në Mitrovicë.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe drejtori i Departamentit, Edward Anderson si dhe shefi i sektorit, Zoran Mitrevski nga Misioni i OSBE-së.

Përfaqësuesit nga OSBE e çmuan shumë bashkëpunimin me Komunën e Mitrovicës, Policinë e Kosovës, KLSP “2 Korriku” dhe organeve tjera të sigurisë.

Në po të njëjtën ditë, janë inauguruar edhe 2 projekte tjera në fshatin Çabër me rastin e renovimit të sallës sportive si dhe në Vushtrri për 3D Zebrat afër shkollës “Musa Venhari”.

Përndryshe Misioni i OSBE-së me Ambasadën Norvegjeze janë duke përkrahur KLSB të ndryshme në mbarë Kosovën që nga viti 2013. Vetëm 2 vitet e fundit janë përkrahur mbi 30 projekte/iniciativa, me qëllim të mbështetjes së KLSB-ve në zbatimin e iniciativave të sigurisë në komunitet.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat