Bahtiri nderon me mirënjohje Valon Fetahun

Mitrovica

Bahtiri nderon me mirënjohje Valon Fetahun

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 07:12
Valon Fetahu, Agim Bahtiri

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, dje ka pritur në takim mitrovicasin, Valon Fetahu, i cili para disa ditësh ka bërë një veprim tejet njerëzor duke shpëtuar djaloshin 11 vjeçar i cili kishtë rënë në Liqenin Artificial.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri, në emër të të gjithë qytetarëve ka falënderuar Fetahu për vullnetin dhe gatishmërinë e tij të treguar, ku falë intervenimit të tij të shpejtë u shpëtua jeta e një djaloshi 11 vjeçar.

“Në emrin tim personal dhe në emër të të gjithë qyetarëve të Mitrovicës ju falënderoj për veprimin tuaj human ku u evitua një fatkeqësi e madhe.

Andaj shpresoj që djaloshi i cili tani është në kujdesin e personelit shëndetësor në QKUK sa më shpejtë do të kthehet në mesin tonë, me lutjet që tani e tutje të gëzoj shëndet të plotë”, ka thënë kryetari Bahtiri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat